FRANCË - Futbolli elitar francez, Ligue I, nisi të premte me raundin e 19-të. Në stadiumin "l'Abbé-Deschamps", vendasit e Auxerre provuan të ndalnin kampionët e PSG-së, por djemtë e Luis Enriques fituan 0-1.
Përballja nuk ishte e lehtë për parizienët, por përvoja dhe cilësitë dolën në pah në fundin e sfidës, kur një pasim fantastik i Dembele u shfrytëzua mirë nga Bradley Barcola, me këtë të fundit që shënoi një gol shumë të bukur me vlerën e tri pikëve.
Tanimë PSG rimerr kreun e Ligue I me 45 pikë, dy më shumë se surpriza Lens që sot ka një detyrë shumë të vështirë kundër Marseille në 'Velodrome'.
Komente









