Antipatia e Koço Kokëdhimës për Sali Berishën është e ditur botërisht.Madje 2 deputetët nuk lanë akuzë pa i bërë njëri tjetrit në seancën ku diskutohej mandati i deputetit të Vlorës.

Por ndryshe nga Berisha që të gjithë inatin e ka përmbajtur në kuadër të fjalëve, Kokëdhima nuk është treguar aq i kursyer.
 
Për tre herë rradhazi ai ka treguar gjestin e mesit teksa në foltore fliste kundërshtari.

Gjesti nuk është pikasur nga Berisha, por teksa media e ka filmuar dhe fotografuar, Kokëdhima është justifikuar se po rregullonte syzet.
 
Jo një herë por plot tre, vetëm gjatë kohës kur ish kryeministri e quante kusar.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social "Facebook" i cili ka thënë se, "Kusarit bashkë me mandatin sot i iku dhe mendja. Pas ngordhjes së tij politike, sivllau i Ramës tregon me xheste se cili është ai në të vërtetë?!?! sb"
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)