VIDEO/ Kombëtarja mbërrin në Parma, stafi mjekësor mban një lojtar nën vëzhgim

VIDEO/ Kombëtarja mbërrin në Parma, stafi mjekësor mban një lojtar nën vëzhgim

Kombëtarja në Parma

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Italisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në orën 20:45. Skuadra ka mbërritur mesditën e sotme dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

FSHF bën me dije se me grupin ka udhëtuar edhe portieri Alen Sherri, i cili është bashkuar mbrëmjen e djeshme me ekipin. Gjithashtu edhe Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë ka udhëtuar me ekipin dhe do të monitorohet nga stafi mjekësor nëse do të mund të rikuperohet për takimin ndaj Suedisë.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:15 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në orën 18:30.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë