MALAGA, Spanjë - Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në Malaga, kjo pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, të fituar 0-1 me gol të Jasir Asanit nga penalltia në minutën e 69-të.
Lojtarët e aktivizuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë. Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.
Sfida e 9 shtatorit luhet në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 dhe është ndër më të rëndësishmet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, me tanët që duan të mbajnë gjallë shpresat për 'ëndrrën amerikane'.
Me pesë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura (gjysmat), Shqipëria renditet në vendin e dytë të Grupit K, por ka një ndeshje më shumë se Anglia kryesuese (9 pikë) dhe dy më shumë se Serbia e vendit të tretë (4 pikë). Letonia me katër pikë pas tre ndeshjeve renditet në vendin e katërt, ndërsa Andorra me zero pikë pas katër ndeshjeve mbyll renditjen.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.2%
-
Do ndahet nga PD
29%
-
Do shuhet
46.8%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër skuadrat debutuese në Kupën e Botës 2026
5 Dhjetor, 15:54
-
Legjendat e sportit amerikan që do vendosin grupet e Botërorit, asnjë futbollist
5 Dhjetor, 14:11
-
Si vapa ekstreme mund ta dëmtojë Kupën e Botës 2026 dhe çfarë duhet të bëjnë tifozët
5 Dhjetor, 09:15
-
E PLOTË/ Mësohen 12 grupet e Kupës së Botës 2026, Shqipëria gjen Holandën dhe Japoninë nëse kalon në play-off! Kosova me SHBA-në e Paraguain
5 Dhjetor, 08:47
-
Nga Trump te Rio Ferdinand, 'vip-at' që do marrin pjesë në shortin e Botërorit! FIFA kryqëzohet për biletat nga tifozët
4 Dhjetor, 20:39
-
Eurovision 2026, Izraeli do të marrë pjesë: Holanda, Spanja dhe Irlanda bojkotojnë aktivitetin
4 Dhjetor, 19:49
-
'Biletat më të shtrenjta në histori', tifozët anglezë 'shpërthejnë' ndaj FIFA-s për Botërorin 2026
4 Dhjetor, 15:59
-
Ndeshja me Ilirinë u anulua, Skënderbeu reagon pas dhunës në Fushë-Krujë: Pesë futbollistë me shenja, e pamundur të luhej (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:48
-
GOLAT/ Real Madridi fiton 0-3 në Bilbao dhe ndjek Barçën kryesuese të La Ligas, Mbappe dy gola dhe një asist
4 Dhjetor, 12:01
-
Dhunuan futbollistët e Skënderbeut, policia 'rrëzon' pretendimet e Ilirisë! Hetim në gjendje të lirë për dy sportistë dhe zyrtarin e klubit nga Fushë-Kruja
4 Dhjetor, 09:50
-
Renditja/ KF Tirana është për turp, Dinamo e 'shkërmoq' 6-2 në derbi! Partizani fiton në shtëpi, paqe pa drita në Durrës
4 Dhjetor, 08:47
-
Dhuna në Fushë-Krujë, FSHF anulon sfidën Iliria - Skënderbeu: Shqetësime për sigurinë
3 Dhjetor, 13:45