Një 23-vjeçar është ndëshkuar me gjobë në vlerën e 43 mijë lekëve, pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar në Fier.

Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, Policia Rrugore e Fierit ka lokalizuar dhe ka ndaluar shoferin në fjalë.

Për pasojë është ndëshkuar me 43 mijë lekë gjobë 23-vjeçarin me iniciale R.D.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore