VIDEO/ Krim horror në SHBA, vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare, më pas vetëvritet! Zbulohet shkaku, donte që kujdestarinë ta merrte i biri

Manhatan- Një krim horror ka ndodhur në SHBA muajin e kaluar, teksa një grua 65-vjeçare, Kathleen Leigh, njëkohësisht ish-oficere e policisë në Nju Jork, akuzohet se ka vrarë pas një sherri familjar ish-nusen e djalit, mësuesen Marisa Galloway dhe mbesën e saj të vogël 4-vjeçare, e më pas i dha fund jetës pak çaste më vonë.

Mediat amerikane raportojnë sot (19 Gusht) detaje të reja dhe se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Konfliktet sollën edhe krimin e rëndë, më 26 korrik 2024.

Prindërit e 46-vjeçares viktimë, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë. Çështja ka shkuar prej kohësh në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.

“Gruaja që vrau nënën e mbesës së saj përpara se të bënte vetëvrasje, e bëri këtë si pjesë e një komploti të sëmurë të përpunuar për t'i dhënë djalit të saj kujdestarinë e plotë të 4-vjeçares, sipas dokumenteve të reja të gjykatës”, raportojnë mediat.

Dosja shqetësuese e Manhattan zbulon gjithashtu detaje tronditëse se si ka qenë jeta e prindërve të viktimës Marisa Galloway, pas tmerrit të vrasjes-vetëvrasjes që i grabiti vajzën e tyre.

Marisa Galloway, mësuesja e vrarë dhe dy fëmijët saj

Ish-oficerja e provës në Çikago, Kathleen Leigh, 65 vjeç, e deklaruar e sëmurë, qëlloi për vdekje Galloway, një mësuese e arsimit special 45-vjeçar, që ndante një fëmijë me djalin e Leight, Zachariah Reed.

Krimi ndodhi muajin e kaluar në një rrugë me gjethe të Manhatan-it, përpara se autorja të vriste veten, raporton “Nju Jork Post”.

Tani prindërit e Galloway, Nancy dhe John Galloway, kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë duke pretenduar se Reed ka ikur në "shtëpinë e tij shumë milionëshe" në Çikago, me mbesën e dashur, fëmijën tjetër të quajtur Lili.

"Është e qartë, nëna [e Reed] kishte një plan të qëllimshëm për të vrarë Marisën në mënyrë që të siguronte kujdestarinë për djalin e saj", akuzojnë dokumentet e gjykatës. “Fatkeqësisht, [Reed] ka demonstruar një qëllim absolut për të çuar përpara të njëjtat qëllime të nënës së tij, pasi ai ka refuzuar të na sigurojë qasje te Lili, në pothuajse 3 javë”, vijon dosja.

Gjyshërit, të cilët jetojnë në Cape May, Nju Jork, po i kërkojnë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që t'u kalojë atyre kohën e prindërimit të Marisës, të lidhur në një marrëveshje kujdestarie të vitit 2022 me Reed, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të premten (16 Gusht).

Galloway dhe ish-bashkëshorti i saj

Viktima, Marisa dhe ish-bashkëshorti Reed, kishin jetuar së bashku derisa ajo "u detyrua të largohej më 25 korrik 2021, sepse Marisa kishte frikë për sigurinë e saj", shpjegon deklarata.

Që pas asaj kohe, konfliktet u shtuan, derisa ish-vjehrra, dikur oficere policie, një muaj më parë, kreu edhe krimin monstruoz në Mahatan, duke i marrë jetën mësueses dhe vajzës së saj (ish-nusja dhe mbesa).

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit