Një depo plastike në qytetin kroat lindor të Osijekut është përfshirë nga flakët e një zjarri masiv, i cili më pas u përhap në një ndërtesë fqinje ku ruhen kimikatet.
Autoritetet u kërkuan banorëve pranë periferisë së Osijekut, ku filloi zjarri, të qëndronin brenda me dritare të mbyllura pasi retë e dendura të tymit të zi mbuluan zonën. Shkollat janë mbyllur dhe ka raporte të pakonfirmuara që tymi po shkon drejt Bosnjës në jug.
Ivan Anusic, guvernatori i rajonit Osijek-Baranja, akuzoi pronarët e magazinës, kompaninë Drava International, për neglizhencë dhe shkelje të ligjit. Kjo kompani prodhon plastikë. Shërbimet e urgjencës thanë se sasi të mëdha të plastikës të ruajtura në një zonë të hapur ishin në flakë, duke e bërë të vështirë për zjarrfikësit kontrollin e zjarrit të furishëm, rap[orton agjencia e lajmeve N1info
“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë, ky tym është kancerogjen”, thanë banorët.
Televizioni shtetëror HRT raportoi se tre zjarrfikës u plagosën, duke përfshirë një në gjendje të rëndë. Raporti tha se zjarrfikësit arritën të nxjerrin sasi të mëdha lëngu të ndezshëm nga zona e zjarrit, duke parandaluar incidente të mëtejshme. Fabrika Drava International prodhon ambalazhe plastike dhe produkte të tjera. Mediat kroate raportuan se ka pasur katër incidente në fabrikë në 12 vitet e fundit, duke vrarë një person.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apartamenti në Vlorë përfshihet nga flakët, shkak shpërthimi i dy bombulave gazi (VIDEO)
11 Mars, 15:05
-
Zjarr në një zonë me shkurre në Orikum, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë një banesë
11 Mars, 11:23
-
Pogradec/ Byrektorja përfshihet nga flakët, dyshohet rrjedhje gazi
7 Mars, 10:41
-
Kroacia do ndërtojë autostradë deri në kufi me Shqipërinë deri në 2040! Pikat ndërlidhëse do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën
4 Mars, 10:31
-
Durrës/ Shkrumbohet nga zjarri supermarketi 'Diambe', flakët dëmtojnë dhe qendrën tregtare! Shikoni pamjet
21 Shkurt, 09:18
-
Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë
18 Shkurt, 13:09
-
Gramsh/ Zjarri shkrumbon servisin e pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
17 Shkurt, 09:07
-
Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës
10 Shkurt, 20:29
-
VIDEO/ Gjashtë muaj pritje, Arbër Hoxha shënon dhe asiston për Dinamo Zagrebin
8 Shkurt, 09:02
-
Një hotel Sarandë përfshihet nga flakët! Zjarri erdhi gjatë saldimit të një vegle pune (VIDEO)
7 Shkurt, 14:33
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Prokuroria nis hetime ndaj ambasadorit në Kroaci për keqpërdorim në transportim të votave nga diaspora
6 Shkurt, 20:46
-
Flakët shkrumbojnë 6 kazanë plehrash në dy vendgrumbullime në Elbasan! Hetime nëse janë zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
4 Shkurt, 20:10