VIDEO/ Kryeministri Rama batuta 
 për gazetarin italian E. Mentana

VIDEO/ Kryeministri Rama batuta <br /> për gazetarin italian E. Mentana
Gjatë një vizite në Itali, Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Enrico Mentana, përpara investitorëve italianë. Rama nuk i ka kursyer batutat e tij duke shkaktuar jo pak herë ilaritet në sallë tek të pranishmit.

Në intervistë, Rama tregoi se Shqipëria për sipërmarrësit italianë është ëndrra që nuk e realizojnë dot në vendin e tyre. Në përgjigje të kësaj, gazetari italian shprehet: Nëse vazhdon kështu do na i marrësh të gjithë.

Edi Rama: Shqipëria sot për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shihni në ëndrrat tuaja dhe që s’mund ta keni në Itali, një vend ku ka një presion fiskal minimal, ka një kosto pune mjaft të arsyeshme, si dhe ka një krah punonjësish të rinj…

Gazetari: Po vazhdove kështu do na i marrësh të gjithë.

Në përfundim të intervistës, gazetari duket se ka mbetur aq i kënaqur nga ato që ka dëgjuar, sa e ka mbyllur intervistën me këtë fjali: E mbyllim këtu se nëse vazhdojmë kështu, do të bashkojmë mbretëritë e Italisë dhe të Shqipërisë, ashtu si bënë shumë vite më parë, ju japin kurorën menjëherë.
 
 

Intervista e plotë me gazetarin e njohur Enrico Mentana

Posted by Edi Rama on Monday, 8 June 2015


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot