Këtë të diel Kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar një video me projektin transformues të sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas Ramës, ky transformim do të jetë një realitet i ri mesdhetar.

"Mirëmengjes dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama.