ReportTv sjell pamjet e daljes nga banesa të Llallës e cila ndodhen në zonën e Rrugën e Elbasanit. Llalla del nga banesa dhe i shoqëruar nga truprojat futet në bordin e automjetit dhe niset për në zyrë.
ReportTv është interesuar pranë zyrës së prokurorit të përgjithshëm se çfarë ka bërë Llalla sot? Përgjigja që mori ishte “Në respekt të ligjit, kryeprokurori vazhdon si normalisht detyrën”.
E deri sa juridikisht e politikisht sic jo pak herë ndodh në Shqipëri të zgjidhen cështje delikate si kjo e mandatit të kryeprokurorit Llalla duket se do të qëndrojë në detyre edhe për disa kohë.
Nga ana procedurale kryeprokurori aktualisht ka kompetenca mbi zyrën e përgjimeve, atë të dekriminalizimit dhe të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë ndërsa marrëdhënien administrative të institucionit e përfaqëson sekretari i përgjithshëm.
Llalla erdhi në krye të akuzës më 3 dhjetor 2012 me dekretin 7480 të Presidentit Bujar Nishani.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








