Ish kryeministri Sali Berisha është sot, linçuesi më i madh publik e politik i kreut të SPAK. Pas arrestit shtëpiak, që erdhi në mënyrë rrjedhimore pasi nuk u paraqit në prokurori, pasi SPAK po e heton për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të sport klub Partizanit, Berisha çdo natë nga dritarja sulmon kreun e SPAK.
Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Gazetari Mero Baze, botues e drejtues i TemA, publikon në faqen e tij videon kur Sali Berisha ka pasur qëndrime e vlerësime maksimale për prokurorin Altin Dumani.
Sali Berisha: Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Kush e hoqi atë, me të cilin Shqipëria me luftën që i bëri korrupsionit u bë shembull botëror dhe janë dokumente për këtë. I bëri presion të jashtëzakonshëm Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës dhe ai nuk rezistoi dot dhe tha unë po largohem. E kam fjalën për ish-kryeprokurorin e taskë- forcës, Dumanin deklaronte Berisha në 2017.
Cdo individ qe ka bashkepunuar me rilindjen ka dy momente: ate te pastrin pa u njohur me rilindjen dhe ate te erretin pasi eshte kompromentuar nga rilindja
Përgjigju