Pas dyshimeve dhe publikimit të një sërë personash që mund të kenë qënë autorë të sulmeve në Bruksel, gazeta prestigjoze britanike "The guardian" publikon një video. Në të tregohen lëvizjet e 4 terroristëve, 3 prej të cilëve të identifikuar tashmë, ndërsa i katërti i akoma nuk dihet ende se cili është.
Dy vëllezërit Ibrahim dhe Khalid el-Bakraoui hodhën veten në erë në dy sulme. I pari në aeroport, i dyti në metro. Kamikazi i tretë nuk është identifikuar.
Ai humbi jetën nga shpërthimet në aeroport, ndërsa për kamikazin e katërt nuk dihet gjë. Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për Najim Laachraoui, i cili ndodhet në arrati.
Gazeta GH, e cila raportoi e para arrestimin e tij, thotë se i arrestuari paraditen e së mërkurës në rajonin e Anderlecht nuk është i 25 vjeçari i shumëkërkuar, pasi është identifikuar gabim.
Policia dhe prokuroria nuk kanë komentuar ende mbi arrestimin e tij dhe pritet që në orët në vazhdim të mbajnë një konferencë për shtyp. Ky i fundit ka qenë i lidhur me vëllezërit el-Bakraoui dhe i implikuar në sulmet e Parisit më 13 nëntor të vitit të shkuar.

/Shqiptarja.com