Një oficer patrulle ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident rrugor në Virxhinia, në SHBA.

Teksa po kryente një kontroll rutinë në rrugë, një makinë që drejtohej nga një 17-vjeçar erdhi me shpejtësi kundrejt tij.

Fatmirësisht ai e pa makinën që po vinte dhe nxitoi të largohej, duke shpëtuar mrekullisht nga aksidenti, duke na kujtuar se edhe në të ‘qindtën e sekondës njeriu mund ta ndryshojë fatin e tij’.