VIDEO-Lajm/ Veteranët paradë
me foton e Hoxhës në Gjirokastë

VIDEO-Lajm/ Veteranët paradë<br />me foton e Hoxhës në Gjirokastë
GJIROKASTER - Në festimet për 70 vjetorin e çlirimit të qytetit të Gjirokstrës, veteranët e këtij qyteti kanë bërë paradë me fotografinë e ish-diktatorit Enver Hoxha si dhe me parulla komuniste. Në parakalimin në sheshin “Çerçzi Topulli” veteranët e luftës nacionalçlirimtare, kanë mbajtur parulla dhe fotografi në duar të ish-diktatorit Hoxha.

Përfaqësues nga institucione shtetërore, nxënës, qytetarë dhe veteranë kanë marshuar në nderim të të rënëve në këtë luftë në sheshin e Cercizit me flamuj në duar dhe shamitë e kuqe të cilat janë simbol i luftës antifashiste të hedhura në shpinë. Edhe forca të policisë dhe ushtrisë kanë bërë një paradë në këtë 70 vjetor. 

gjirokaster

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe ministrat Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, dhe Bledi Çuçi.
 
Një interes për të ndjekur këtë paradën kanë patur jo vetëm nga qytetarët e Gjirokastrës, por edhe turistë të huaj, të cilët nuk kanë ngurruar të fiksojnë këto momente të veçanta për ta.

gjirokaster
gjirokaster
(Në foto: Veteranët e Gjirokastres që kanë bërë paradë me fotografinë e ish-diktatorit Enver Hoxha) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)