Video/ Lames i hanë duart për
Tiranën? Rama:Nuk është kandidat

Video/ Lames i hanë duart për<br />Tiranën? Rama:Nuk është kandidat
LEZHE - Artan Lame zyrtarisht nuk do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë kryeministri Rama i cili nga Lezha gjatë dhënies së certifikatave të pronësisë i është përgjigjur njërit prej qytetarëve të qytetit verior.

Gjatë dhënies së legalizimeve qytetari i ka kërkuar “një nder” shefit të qeverisë lidhur me dëshirën e bërë publike nga Kreu i ALUIZNI-t se nuk do ta refuzonte një kandidim të mundshëm të tij për bashkinë e kryeqytetit.

Megjithatë Rama është kthyer me humor duke u shprehur se “pikërisht se i hanë duart nuk do ta kandidojmë edhe ne”

Rama: Hajde Gjin dy kate dhe një papafingo.
Qytetari: Mirë se erdhe zoti Kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.
Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?
Qytetari: E ka ai tjetri që i hajnë duart për Bashkinë e Tiranës
Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?
Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.
Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vejmë se i hanë duart.

Pak ditë më parë Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame u shpreh se do ta mirëpriste një propozim të mundshëm si kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit duke u shprehur se “për Tiranën më hanë duart”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve