Video/ “Adresa” e Françesk Radit
ribashkon grupin “Asgjë sikur dielli”
VD/Kënga "Adresa", nga Asgjë Sikur Diell

Video/ “Adresa” e Françesk Radit<br />ribashkon grupin “Asgjë sikur dielli”<br />VD/Kënga
Ribashkimi i grupit “Asgjë Sikur Dielli pas 5 vitesh, ka shënuar jo vetëm ribashkimin e tyre, por edhe një ribashkim të rrymave muzikore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asgjë sikur dielli e ka celebruar bashkimin e grupit me këngën e censuruar “Adresa” të Françesk Radit kënduar në vitet ’70.
 
“Ne ishim ishin të ndarë me kufij, por muzika rock në të dyja anët e kufirit në vitet ‘70 zhvillohej me të njëjtin përpjekje për të modernizuar muzikën, u shpreh vokalisti dhe kompozitori i grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Imani, i cili shtoi se zgjodhëm Francesk Radin, sepse ai performon mirë në nuancat e rock-ut britanik të viteve ’70. Grupi i famshëm kosovar dha një konferencë për shtyp sot paradite në Tulla Culture Center, në Tiranë.
 
Gjatë konferencës për shtyp, u bë edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së distribuimit për këngët e “Asgjë Sikur Dielli”, për tregun Amerikan, itunes, por edhe më gjerë mes grupit dhe kompanisë Amerikane Prince Deniv LLC të përfaqësuar nga z.Daniel Cosentino, i cili ishte personalisht në konferencë.
 
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes u bë edhe promovimi i videoklipit më të ri të grupit “Asgjë Sikur Dielli” që është një remake i këngës “Adresa” të këngëtarit të njohur shqiptar Francesk Radi. Kënga “Adresa” gjendet në albumin më të ri, të tretin e grupimit të titulluar “Disident” që u publikua muaj më parë.
 
Daniel Cosentino, master në lëmin e arteve të bukura dhe artist multimedial, që aktualisht jeton e punon në Kosovë dhe New York, ka regjistruar këngën në kompaninë e njohur Prince Deniv LLC, në New Jersey, SHBA.
 
Ai u shpreh se ishte i kënaqur për bashkëpunimin dhe vlerësoi arritjet në stilin rock të grupit kosovar. Grupi i ribashkuar tashme përbëhet nga Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani regjisor e vokalist, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë. Kënga e Francesk Radit “Adresa” do ta ndiqet pas datës 3 tetor.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror