Bomba GBU-43, e cila peshon më shumë se 10 mjë kilogram është hedhur mbi disa shpella në provincën e Nangarhar në lindje të Afganistanit, vende në të cilat strehohen grupe xhihadiste dhe ku një javë më parë gjatë një sulmi u vra një ushtar amerikan.
"SHBA, ka hedhur kundër të ashtëquajturit Shteti Islamik, bombën më të fuqishme jobërthamore që është prodhuar ndonjëherë, të quajtur “nëna e të gjitha bombave”, thotë zëdhënësi i Pentagonit, Adam Stump.
Ky sulm është ndërmarrë në bashkpunim të SHBA-së dhe Afganistanit, dhe ju vjen në mbrojtje forcave që janë duke luftuar kundër ISIS.
“Kjo bombë gjigante e drejtuar me GPS, disa metra e gjatë, që nuk ishte përdorur asnjëherë në luftime, u lëshua në mbështetje të forcave afgane dhe amerikane që operonin në këtë rajon”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit.
“Ndërkohë që humbjet e tyre rriten, xhihadistët përdorin bunkerë dhe tunele për të përforcuar mbrojtjen e tyre. Bomba GBU-43 është municioni i duhur për të goditur këto pengesa dhe mbajtur vrullin e fushatës tonë kundër grupit Shteti Islamik në Afganistan”, ka thënë gjatë një deklarate, John Nicholson, shefi i forcave amerikane në Afganistan.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO