Lionel Messi ka shënuar 10 gola në 11 paraqitjet e tij me Inter Miamin në SHBA. Ylli argjentinas ishte deçiziv për të tijtë, që fituan Kupën e Ligës duke mundur në finale Nashville. "Pleshti" veç lojës së mirë ka rënë në sy edhe për një hile që në dukje duket e vogël, por i jep atij avantazh për të shënuar nga goditjet e dënimit.
Nëse disa javë më parë ai ia doli t'i hidhte "hi syve" arbitrit, duke afruar topin disa centimetra më përpara në një goditje dënimi, këtë herë nuk ka mundur. Në barazimin e fundit të të tijve, Messi është pikasur nga kundërshtarët që kanë njoftuar kryesorin e sfidës.
Kaq ka mjaftuar që arbitri t'i "tërhiqte veshin" Messit dhe në këtë mënyrë Leo ka bërë hapa pas, duke mos e bërë hilen e tij.