SHBA - Për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit, Charlote mposhti 3-0 në shtëpi Inter Miamin e Lionel Messit. Ky i fundit u bë protagonist me humbjen e penalltisë në minutën e 32. Një ndërhyrje e gabuar në dëm të 'Pleshtit' në zonë bëri që VAR të ndërhynte dhe arbitri komunikoi penalltinë.

Nga 11 metra largësi u paraqit Messi, i cili provoi të kapte në befasi gardianin Kahlina me 'Panenka', por gaboi. Messi provoi spektaklin dhe nuk ia doli t'i jepte të tijve epërsinë, me historinë e ndeshjes që mund të ishte ndryshe.

Më pas Charlotte iu fal formës fantastike të Idan Toklomaty, i cili shënoi tre gola në minutat 34, 47 dhe 84, për t'i dhënë tri pikë të tijve.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?