VIDEO/ Lionel Messi 'makineri golash', sulmuesi tjetër gol në SHBA! Miami në gjysmëfinale

VIDEO/ Lionel Messi 'makineri golash', sulmuesi tjetër gol në SHBA! Miami në gjysmëfinale

Lionel Messi

SHBA - Inter Miami fitoi 4-0 kundër Charlotte në çerekfinalet e Kupës së Ligës në SHBA. Në Florida, vendasit e Tata Martinos dominuan takimin duke shënuar dy gola në secilën pjesë.

Përballja u hap me Martinez, që në të 12 minutë shënoi nga penalltia. 20 minuta më vonë, në të 32-tën ishte Taylor që dërgoi në rrjetë një pasim të Yedlin. Fraksioni i parë do mbyllej me këtë rezultat, teksa në të dytin vendasit kontrolluan lojën.

Autogoli i Malanda në të 78 minutë i dërgoi shifrat në 3-0, teksa për të vulosur takimin mendoi Lionel Messi. Kapiteni i Inter Miami shënoi golin e katërt në minutën e 86-të, pas asistit të Campana.

Me këtë fitore, Miami gjen në gjysmëfinale skuadrën e Philadelphia Union dhe është një hap larg finales së madhe. Afrimi i Messit në ekip ka dhënë shkëndija, me klubin që sheh veten në finale. Në pesë ndeshjet e luajtura në Kupën e Ligës, Messi ka shënuar tetë gola.

Pas 11 ndeshjeve që nuk shihnin fitore pa Messin, Inter Miami ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Veç "Pleshtit", ndikim në ekip kanë pasur edhe afrimet e Busquets dhe Jordi Albës, që e kanë bërë skuadrën nga Florida pretendente për trofeun e Kupës.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 14/08/2023 18:53

    E gjithe bota ka rene viktime e marketingut te ekipit te Messit.Messi,i cili ne kete kampionat shume te dobet, ben nga 2-3 gola per ndeshje,kollaj fare,dhe gjithe media thote-uau Messi perseri gol.Messi luan ne kete kampionat deri ne moshen 60-65 vjec.Nuk kane vlere golat qe ben Messi & Ronaldo me shoke ne kampionatet ku luajne aktualisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet