Inter Miami barazoi 3-3 kundër San Jose Earthquakes në shtëpinë e këtyre të fundit. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Lionel Messin që pretendoi për faull jashtë zone dhe protestoi te gjyqtari Joe Dickerson. Ky i fundit nuk u mendua dy herë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë pas fërshëllimës finale.
Tetë herë fituesi i 'Topit të Artë' dukej i tërbuar me vendimin e gjyqtarit për të mos akorduar një goditje të lirë direkte për ekipin e tij. Arbitri nuk i kushtoi shumë vëmendje protestave të Messit dhe menjëherë i tregoi një karton të verdhë, duke u përpjekur ta bindte të mos debatonte.
Por Messi vazhdoi dhe u kthye te gjyqtari Dickerson për më shumë protesta. Messi i zemëruar gati rrezikoi një karton të kuq dhe Dickerson i tha: “A do që të të përjashtoj? Dil jashtë!”.
Messi lashes out at Referee following controversial decision pic.twitter.com/dKFzjS09EA
— The Universal Lad ?❤️ (@TheUniversalFoo) May 15, 2025
Komente

