Video live/Kërcënimi i Koresë së
Veriut: Do bombardojmë Guamin

Video live/Kërcënimi i Koresë së<br />Veriut: Do bombardojmë Guamin
Tensionet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë arritur kulmin, ndërkohë që vendi diktatorial ka paralajmëruar një sulm mbi ishullin amerikan  të Guamit.

Edhe pse Koreja kishte deklaruar se do të ishte gati planin e bombardimit të ishullit brenda disa ditëve, mediat botërore raportojnë se sulmi mund të ndodhë edhe ditën e sotme.

Ishulli i Guamit ka një popullsi prej 160 mijë banorësh, ku në një rast sulmi me raketë, viktimat që do të shënoheshin do të ishin të shumta.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket pretendimit të medieve se sulmi mund të ndodh sot.

Ndërkohë Kina e cila është një nga aleatet më të mëdha të Koresë së Veriut, sipas media shtetërore do të qëndrojë neutrale nëse do të jetë Kim- Jong Un ai që do të sulmojë i pari.

Por nëse do të jetë SHBA-ja ajo që do të bëj sulmin e parë mbi Korenë e Veriut, Kina e cila fuqia e tretë ushtarake do të ndërhyjë në konflikt duke mbështetur Korenë.

SHBA, Trump: Ushtria është gati, shpresoj që Kim jong Un të gjej një rrugë tjetër
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane është gati për tu përballur me Korenë e Veriut.

“Ushtria është gati nëse Koreja e Veriut do të bëjë ndonjë veprim të pavetëdijshme. Shpresoj që Kim Jong UN të gjej një tjetër rrugë”, ka shkruar Trump në rrjetin Social Twitter.

Trump ka folur për herë të parë pas akuzave të bëra nga Koreja e Veriut, se ishte duke e çuar gadishullin Korean në një luftë bërthamore.

Agjencia e sigurisë në ishullin e Guamit, kanë lëshuar ditën e sotme këshilla për banorët  për tu përgatitur në rast të një sulmi me raketa nga ana e Koresë së Veriut.

“Mos shikoni asnjë Dritë të fortë ose top zjarri, mund tu verbojë. Shtrihuni në tokë dhe mbroni kokën, nëse shpërthimi është larg jush valës së shpërthimit do t’i nevojiten 30 sekonda për t’ju goditur”, shkruhej në
dokumentin e lëshuar nga agjencia e sigurisë për  banorët e ishullit.

Paralajmërimi i presidentit Trumo edhe disa orë më pas deklaratës të bërë nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis, i cili tha se Amerika shpresonte ende në një zgjidhje të kësaj krize nëpërmjet diplomacisë.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson