Bashkë me bashkëshorten dhe bagëtinë qëndruan gjithë natës mbi soletën e shtëpisë së tij në Novoselë të Vlorës. Vërshimi i Vjosës bëri që uji të hyjë në katin e parë të banesës. Pas shumë orësh, paradite një gomone e Emergjencave Civile dhe Policisë u nis për ti shpëtuar. Fillimisht u nxorën në tokë Baltazar Nanxa me dhinë.
Më tej, forcat e policisë nisën operacionin për të evakuuar edhe bashkëshorten e tij. Ajo ruante disa kova me ushqime që kishte mundur ti shpëtonte nga përmbytja. Përveç burrë e grua Nanxa u shpëtuan edhe disa persona të tjera në Novoselë. Ato nuk e kishin ndjerë rrezikun dhe nuk ishin njoftuar për të
Në misionin e shpëtimit u bashkua privatisht edhe kapiten Baçi, i cili në ditë zakonshme është në mes të detit. Në Cerven të Fierit u evakuaun dy familjet Rustem Troka dhe Pëllumb Troka Ato ishin lajmëruar që dje për tu larguar por refozuan. Kurse më pas kjo e moshuar që dridhej nga frika u shpëtua nga forcat ‘Shqiponja’
Lajmi kryesor: