VIDEO/ Londër, zjarri gjigand
shkrumbon tregun 'Camden Lock'

VIDEO/ Londër, zjarri gjigand<br />shkrumbon tregun 'Camden Lock'
LONDËR- Pak pas mesnatës të së dielës nje zjarr i madh ka përfshirë tregun “Camden Lock”, në veri të kryëqytetit  britanik.

Mbi 60 forca zjarrëfikse dhe tetë mjete për shuarjen e zjarrit po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë tregun.

Sipas zëdhënësit të shërbimeve emergjente bëhet me dije se është shumë herët për të thënë nëse ka të lënduar.

Gjithashtu zëdhënësi ka raportuar se zjarrëfiksit u lajmëruan pak para mesnatës nga banorët që panë flakët të dilnin nga ndërtesa e tregut.

Duke folur për MailOnline, zëdhënësi tha, "Aktualisht kemi tetë motorë zjarri atje dhe gjashtëdhjetë zjarrfikës. Ne u thirrëm pak para mesnatës. Ende nuk ka raporte për plagosje. Është një incident i vazhdueshëm dhe do të ketë përditësime në mëngjes”.

Gjithashtu forcat zjarrëfikse shprehen se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka viktima, por për siguri të banorëve, apartamentet në afërsi të vatrës së zjarrit janë evakuuar.
Policia gjithashtu konfirmoi se ishte shumë herët për të thënë nëse ka të plagosur.

Një zëdhënës i policisë tha, "Ne u thirrëm rreth orën 00:10 pas një raportimi zjarri në tregun “Camden Lock”. Brigada e zjarrit në Londër ishte në vendin e ngjarjes arritën policët”.

Tregu “Camden Lock” përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë.

Banorët që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes kanë postuar pamje të zjarrit në rrjetet sociale, duke u lutur që mos të ketë viktima.

Disa ditë më parë këshilltari i Camden, Georgina Gould, shkroi në Twitter se kontrollet e zjarrit po bëheshin në kulla përgjatë zonës pas tragjedisë së Grenfell Tower.

Është hera e dytë që “Camden Lock Market” përfshihet nga flakët.

Në vitin 2008 një zjarr I madh që përfshiu tregun, coin ë mbylljen e tij për disa muaj.
 

 
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës