TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbërriti të dielën në Shqipëri, duke marrë zyrtarisht postin e tij si shefi i diplomacisë amerikane në vendin tonë.
Përmes një videomesazhi të publikuar në faqen zyrtare të SHBA-së në Facebook, ambasadori Lu shprehet në gjuhën shqipe se për të është një privilegj që ndodhet në vendin tonë, në vendin e shqiponjave.
“Është një privilegj i madh për mua që jam këtu në Shqipëri, vendin e shqiponjave. Familja ime dhe unë presim me kënaqësi të njohim shumë prej jush dhe vendin tuaj të bukur”, tha ambasadori Lu.
Ditën e djeshme, Lu mbërriti në Tiranë, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ariel, u prit nga zëvendës ambasadori Henry Jardine, dhe zyrtarë të tjerë. Sakaq, po përmes një videomesazhi, Lu prezantoi në gjuhën shqipe veten dhe familjen e tij, përpara mbërritjes zyrtarisht në Tiranë, ku theksoi se në detyrën e tij të re do të punojë për të forcuar edhe më tej, demokratizimin e institucioneve shqiptare dhe ndihmesën e tij dhe të SHBA-së në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
/Shqiptarja.com

VIDEO