VIDEO/ Luan Rama: Akoma me
çadrën ju! Bushati: Shpejt zgjidhja

VIDEO/ Luan Rama: Akoma me<br />çadrën ju! Bushati: Shpejt zgjidhja
Asnjë prej deputetëve të Partisë Socialiste nuk e ka mirëpritur propozimin e Ilir Metës për një "qeveri besimi" që të rikthejë opozitën në zgjedhje.
 
Njëzëri deputetë e ministra qoftë në rrjete sociale apo prononcime kundërshtojnë këtë ide dhe thonë se besimi i është dhënë Edi Ramës 4 vite më parë. 

Deputeti i PS, Dashamir Peza: "Qeveria besimin e ka marrë që kur mbaruan zgjedhjet e kaluara dhe besimi është dhënë në parlament qeverisë. Nuk njoh në demokraci ndonjë mënyrë tjetër për të marrë besimin veçse të shkosh para zgjedhjeve dhe pas rezultatit të ndërtosh një mazhorancë. Ne nuk shpërndajmë ëmbëlsira që t'i bëjmë qejfin një kapriço, apo një ide që nuk ka sens". 

Deputeti i PS, Ervin Bushati: "Unë mendoj që shumë shpejt do të kemi një zgjidhje. Jemi në terren elektoral, të gjitha forcat kanë të drejtë të japin mendimin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë për të maksimalizuar votën e tyre në zgjedhje dhe cdo mendim do të ketë një peshë më të madhe dhe do shtohen më shumë ritmet e fushatës".

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia: "Qeveria aktuale është duke punuar". 

Deputeti i PS, Piro Lutaj: "Qeveria ka besimin e qytetarëve shqiptarë".  

Kundër janë shprehur dhe në Facebook, Erion Braçe, Ledi Shamku e Namik Kopliku.
 
Unë nuk ndaj pushtet me Sali Berishën! As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre! Ne cilëndo forme, përfshirë qeverinë Teknike apo qeverinë e Besimit!Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk është votuar nga populli, nuk mund te votohet nga unë. As ne partine time e as ne koalicion. Për me tepër kur sot ka veç një koalicion rreth e rrotull:Koalicioni kundër reformës në drejtësi!! Njerëz jini vigjilent! Gjithçka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet”, shkruan Braçe në Facebook.

Ledi Shamku: "Qeveri besimi?! Im gjysh ma ka lexu shumë herët Dhelprën dhe Maçokun e Pinokut. NUK VOTOJ ASNJË QEVERI BESIMI QË ÇON NË ESFEL BESIMIN E ATYRE QË MË BESUAN VOTËN! I vetmi Besim (tokësor) që ndjek me dëshirë është artisti Besim Zekthi me Vallen e Shqipeve". 

Namik Kopliku: "Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht".

Ndërsa e vetmja përkrahëse idesë së Metës duket se është PDIU.

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini: "Unë nuk e di kush është besimi, por di këtë që e kam shprehur që dy forcat kryesore duhet të dialogojnë që ngërçi mos precipitojë për keq. Ne kemi eksperienca shumë të këqija. Kam qenë edhe kundër asaj që të shkojnë në zgjedhje dy parti dhe gjysma e popullsisë mos shkojë në zgjedhje, kjo nuk shkon".

Një reagim ka ardhur dhe nga vetë LSI, kur kryetari i grupit parlamentar u shfaq në krah të deputetit të PS, Dashamir Peza, duke e përcjellë këtë dalje edhe me batuta. 
 
Kreu i grupit të LSI, Luan Rama: "Jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë kohë tjetër", u shpreh Luan Rama, ndërsa pyetjes së gazetarëve se a është e gatshme LSI njësoj si Rama të negociojë me PD edhe në Çadër, kreu i deputetëve të LSI u përgjigj: "Akoma me çadrën ju?".

I pyetur nga gazetarët se a është kaq e bashkuar edhe mazhoranca, Dashamir Peza u përgjigj shkurtimisht: Patjetër!

Për deputetin e PS, Ervin Bushati kriza politike do të marrë shumë shpejt një zgjidhje, ndërsa deklaratat brenda koalicionit dhe propozimet e fundit, sipas tij e kanë origjinën nga fushata elektorale.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin