VIDEO/ Luftë mes rojeve
kufitare të Kinës dhe Indisë

VIDEO/ Luftë mes rojeve<br />kufitare të Kinës dhe Indisë
Një video e rojeve kufitare kineze teksa rrihen me rojet kufitare indiane në territorin e diskutuar të Liqenin Pangong është bërë virale në internet.
 
Rrahje brutale e cila ka zgjatur rreth dy orë ku përpos shkelmave dhe grushtave janë përdoru , gurë dhe sende të tjera të forta.
 
Videoja është filmuar këtë javë dhe incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi indian i Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Raveesh Kumar.
 
Tensionet mes dy superfuqive nuk janë të pazakonta, por incidenti në Ditën e Pavarësisë së Indisë, më 15 Gusht, është quajtur si i “paprecedentë” nga pala indiane.
 
Palët nuk ishin të armatosur, një veprim ky i qëllimshëm nga të dy shtetet duke ditur ndjeshmërinë e lartë të zonës së diskutuar.
 
Në video shihet qartë sherri mes shumë vetash ku disa ushtarë kanë mbetur të dëmtuar.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete