Një video e rëndë është shpërndarë sot në rrjete sociale, ku shihet një burrë i cili keqtrajton në mënyrë makabre një mace.

Ngjarja është regjistruar në Tiranë, ndërsa në video shihet teksa burri i vendos këmbën në fyt kafshës, ndërsa më pas e godet me shqelm në kokë disa herë, deri sa e ngordh. 

Mësohet se autori është Vlash Marku 58-vjeç banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje, ndërsa një reagim për ngjarjen Policia bën me dije se ai është shpallur tashmë në kërkim.

Klikoni këtu për videon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
FOTO/ Mbyti në mënyrë makabre macen, ja kush është 58-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

1648222777_fotooooo.jpg

Personi që shihni në foton më lart është 58-vjeçari Vlash Marku, banues në Prush të Vaqarrit, i cili u filmua në një video duke vrarë në mënyrë makabre një mace. Marku shihet teksa i vendos këmbën në fyt maces dhe më pas e godet me shqelm në kokë deri sa vret.