VIDEO/ Man. City me 'pesë yje', turpëron 2-5 Juventusin! 'Zonja' gjen Real Madridin në 1/8
Doku feston pas golit me fanellën e Manchester Cityt
Në "Camping World Stadium" të Orlandos, Manchester City dominoi me lojë dhe gola duke turpëruar 2-5 Juventusin. "Zonja" u duk me të vërtet e vjetër në fushë dhe Igor Tudor ka shumë punë përpara nëse bardhezinjtë duan të jenë konkurrues sezonin e ri. Dominimi i Cityt u pa që në minutat e para, aty ku Doku shënoi pas një asisti fantastik të Ait Nouri. Vetëm dy minuta më vonë Juvja barazoi shifrat, kjo pasi Koopmeiners përfitoi nga një gabim i portierit Ederson. Në minutën e 26-të ishte Kalulu që me një autogol qesharak i vendosi "kapakun" ditës së zezë për Juventusin.
Me avantazhin 1-2 të pjesës së parë, City nuk e ndali ritmin dhe gjeti golin e tretë me Haaland në minutën e 52-të. Më pas Foden dhe Savinho shënuan edhe dy gola të tjerë për Man. Cityn, para se Vlahovic gjashtë minuta nga fundi të dërgonte rezultatin përfundimtar në 2-5. Me nëntë pikë të plota City e mbyll Grupin G në krye dhe në fazën e 1/8 të Kupës së Botës gjen Al Hilal. Nga ana tjetër Juvja me gjashtë pikë renditet në pozitën e dytë dhe në turin me eliminim direkt do duhet t'i bëjë llogaritë me Real Madridin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90.9%
-
Jo
6.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Iran/ Rebelët Huthi të gatshëm të ndërhyjnë nëse aleatë të rinj i bashkohen Izraelit dhe SHBA-së
27 Mars, 22:32
-
Raporti: Më shumë se 850 raketa Tomahawk të SHBA-së janë përdorur deri më tani kundër Iranit
27 Mars, 20:11
-
Ylli Pata: Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!
27 Mars, 18:55
-
Sekretari amerikan Rubio: Lufta do të mbyllet brenda pak javësh, SHBA-të mund të arrijnë objektivat pa asnjë trupë tokësore
27 Mars, 18:44
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon Koçiun dhe 6 ministra: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane
27 Mars, 17:36
-
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin
27 Mars, 17:33
-
Vendet e G7-ës kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve në luftën me Iranin
27 Mars, 16:46
-
Lufta në Ukrainë rëndon financat e Rusisë, Putin 'troket' te oligarkët dhe kërkon më shumë para
27 Mars, 16:38
-
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në 'Nivelin 2'! Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më të sigurta
27 Mars, 13:48
-
Çmimet Oscar ‘braktisin’ Hollywoodin, një ‘shtëpi’ e re i pret në vitin 2029
27 Mars, 13:47
-
VIDEO/ Futbollistët e Italisë festuan për përballjen kundër Bosnjës, ballkanasit: Shikoni çfarë arrogance, do e kemi parasysh në Sarajevë
27 Mars, 13:07
-
VIDEO/ Spektakël në miqësoren e luksit, Franca fiton 2-1 kundër Brazilit në SHBA! Mbappe shënon gol fantastik
27 Mars, 11:46