Rey Manaj ndoshta nuk shkëlqeu me kombëtaren, por sulmuesi kuqezi është treguar edhe njëherë vendimtar për Sivasporin në Turqi. 27-vjeçari riktheu ekipin e tij te fitoret në kampionat pas dy humbjeve, pasi realizoi golin e vetëm të sfidës kundër Karagumruk.
Në minutën e 88 Manaj uli një kros në zonë dhe më tej nuk e pati të vështirë të mposhte portierin kundërshtar. Ky realizim për shqiptarin ishte i 20 këtë sezon, 16 prej të cilëve në Superligën turke.
Komento