Autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut kanë arritur të kapin në flagrancë 11 emigrantë gjatë 2 javëve të fundit, të cilët tentuan të futeshin në territorin maqedonas, në mënyrë të paligjshme përmes pikës kufitare të Bogorodicës.
Emigrantët ishin me origjinë nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo.
Kapja e 11 emigrantëve është e ndarë në 3 raste dhe ditë të ndryshme, por e përbashkëta mes tyre është që të gjithë tentuan të kalonin kufirin maqedonas të fshehur në kamionë me targa polake.
Konstatimi i tyre u bë nga autoritetet gjatë kalimit në skaner të kamionëve.
E ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit” kryesisht lëviz nga Turqia dhe Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë drejt vendeve evropiane që është destinacioni kryesor i migrantëve. Ata ikin nga zhvillimet luftarake dhe jostabilitetit ekonomik në vendet e tyre të origjinës.
Për këtë rrugë të rrezikshme trafikantëve u paguajnë shuma të majme të parave, kurse shpeshherë përfundojnë të plagosur, të rrahur, madje edhe të vdekur.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Janar, 10:30
Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?
-
Po
78%
-
Jo
18.7%
-
Nuk kam mendim
3.4%
Vota total: 445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedonia e Veriut/ 350 mijë euro të fshehura në murin e shtëpisë, Policia jep detaje në lidhje me operacionin në banesën e gjykatësit
19 Janar, 12:12
-
Ligji i ri për emigracionin në Greqi, zhbllokohen menjëherë 90,000 leje qëndrimi në pritje
18 Janar, 15:42
-
Emigrantëve do tu konfiskohen telefonat! Ja çfarë përfshijnë masat e reja për azilkërkuesit në Britaninë e Madhe
5 Janar, 14:40
-
Emigrantët kthehen në Itali pas festave të fundvitit! 1 mijë pasagjerë ikën me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi (VIDEO)
3 Janar, 13:49
-
Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë
30 Dhjetor 2025, 12:43
-
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban, shëndeti i dobët mendor dhe riintegrimi i vështirë
28 Dhjetor 2025, 08:58
-
Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?
27 Dhjetor 2025, 11:34
-
E 46-ta në botë! Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 122 vende
25 Dhjetor 2025, 16:10
-
Bllokada e fermerëve grekë lë Shkupin pa karburant, shpallet kriza energjitike
25 Dhjetor 2025, 15:28
-
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor 2025, 16:56
-
SHBA/ Trump do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën
21 Dhjetor 2025, 16:02
-
Arrestohet 29-vjeçari në Shkodër, trafikonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit! 500 euro për person
21 Dhjetor 2025, 13:20