VIDEO/ Max Allegri 'tërbohet' me tifozin e Juves: Çfarë ke? Eja këtu po ta mbajti

VIDEO/ Max Allegri 'tërbohet' me tifozin e Juves: Çfarë ke? Eja këtu po ta mbajti

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit

Juventus fitoi dje 1-0 me Fiorentinën në Torino për javën e 22 në Serie A. Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik për "Zonjën", që për pak i shpëtoi nga duart tri pikëshi. Dueli ka qenë i tensionuar edhe për trajnerin e vendasve, Massimiliano Allegri. Trajneri është kapur me një nga tifozët e Juventus në tribuna.

"Çfarë është, hesht. Eja këtu po ta mbajti!", dëgjohet të thotë trajneri. Më pas vijojnë fjalë të tjera, para ndërhyrjes së menaxherit të skuadrës, i cili e kuptoi momentin dhe e largoi Allegrin duke e rikthyer në vijën anësore.

Këto fjalë të Allegrit erdhën duke shfrytëzuar rastin për të dërguar një mesazh për fansat. Gishti u drejtua ndaj atyre që ofenduan disa nga lojtarët e Juventusit, mes tyre De Sciglio dhe Kane

"Më vjen keq sepse shumica e tifozëve e ndihmon ekipin sepse ata e kuptojnë momentin, është dikush që vendos nëse ndonjë lojtar është i mirë apo i keq dhe shan Kean apo De Sciglio dhe Paredes ndonjëherë. Janë lojtarë të Juves dhe të gjithë kanë nevojë për mbështetje, dikush vjen në stadium me idenë për të sulmuar dikë. Është mosrespekt ndaj një grupi djemsh që në një moment të vështirë janë duke bërë gjëra të mira”, tha Allegri pas ndeshjes për DAZN.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

​Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?

​Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?