VIDEO/ Me foshnjën në makinë pa ndenjëse të posaçme dhe duke pirë duhan, babai i papërgjegjshëm dënohet nga policia! Disa drejtues mjetesh të arrestuar

TIRANË-Në njoftimin e sotëm të policisë për masat kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor një rast shumë i rëndë evidentohet.  Një drejtues mjeti kishte fëmijën e tij jo më shumë se 2-vjeç, në vendin e parë të pasagjerit, pa ndenjësen e posaçme dhe për më tepër duke pirë duhan. Babai i papërgjegjshëm është dënuar me gjobë 8000 lekë.

Uniformat blu njoftojnë gjithashtu edhe raste të tjera të konstatuara nga kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës janë goditur dy raste të tjera të mitëdhënies:  

1 - Gjatë kontrolleve parandaluese në rrugën “Thoma Goxha”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar shtetasin I. H., i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, 43-vjeçari I. H. i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1500 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

2 - Gjatë verifikimit të një aksidenti rrugor vetëm me dëme materiale në rrugën “Hamdi Pepo”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë testuar dhe verifikuar se njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor ishte nën ndikimin e alkoolit. Ky drejtues mjeti, për të shmangur masën administrative dhe pezullimin e lejes së drejtimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasi I. D., 57 vjeç. 

Ndërkohë që Policia Rrugore e Durrësit ka parandaluar një ngjarje e mundshme rrugore. Në rrugën Maminas - Gjiri i Lalzit, shtetasi S. GJ. po kryente manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi edhe kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, pasi tentoi të devijonte rrugën, për t’iu shmangur  shërbimeve të Policisë. Nga kryerja e alkool testit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 1.05 mg/l testi i dytë.  

Policia Rrugore e Sarandës, nisur nga telefonatat e banorëve të një lagjeje se një drejtues mjeti që kishte errësuar edhe xhamin e parë të mjetit sillte shqetësim duke xhiruar gomat gjatë orëve të vona të natës, kanë lokalizuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. B., të cilin e kanë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, i kanë pezulluar lejen e drejtimit për 1 muaj dhe i kanë hequr qeset me të cilat kishte errësuar xhamat e automjetit.    

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1678 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.   

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • so far, so good: 14/07/2021 05:14

    Kontroll e detyrim, deri ne sekuestrim mjeti e heqje te licencave, per zbatimin e Ligjeve ne fuqi ne Transportin e Femijeve deri ne moshen 12 vjec nga pronaret dhe drejtuesit e Minibuseve, Mikrobuseve, Autobuset e Autoveturat qe perdoren nga Cerdhet, Kopshtet e Shkollat. E keqja fillon qe ne konceptin e transportit dhe mjeteve per realizimin e tij. Ne zhargon pjesa me e madhe e njerezve dy te parat i quan akoma Furgona = transport mallrash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet