Lionel Messi u përfshi në një incident rrugor në Miami, pak ditë pasi futbollisti lëvizi përfundimisht në Florida për t'u prezantuar te Inter Miami në MLS. "Pleshti" po shoqërohej nga policia e Fort Lauderdele dhe me sirenat e ndezura eskorta u fut në kryqëzim.
Makinat e tjera nuk u ndalën dhe vetëm vëmendja e shoqëruesve të Messit ka shmangur një aksident që mund të ishte i frikshëm, pasi mjetet ishin me shpejtësi, por për fat të mirë nuk pati asnjë dëmtim.
Pas incidentit, mjetet vijuan rrugën dhe nuk dihet nëse Messi u trondit nga një frenim i fortë në rrugë. Aventura e Leos te Miami nis të diel, ku do prezantohet para tifozëve të rinj, me stadiumin që pritet në kapacitetet maksimale.