Pamjet dramatike nga një kantier ndërtimi në Reading, Britaninë e Madhe, tregojnë momentin kur një punëtor u shpëtua nga çatia e një ndërtese të përfshirë nga flakët.

Videoja është kapur nga një kalimtar i rastësishëm, Christopher Launder, i cili tregoi se një turmë njerëzish ishin mbledhur për të parë momentin dramatik të shpëtimit të punëtorit me një vinç,

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Royal Berkshire tha se më shumë se 50 zjarrfikës ishin vendosur në vendngjarje ndërsa po luftonin për të vënë zjarrin nën kontroll, raportojnë mediat e huaja.

Sipas raporteve lokale, dy persona u dërguan në spital për t'u trajtuar pasi ishin asfiksuar nga tymi i denduar i flakëve. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?