"Nuk e di çfarë do bëja unë po të isha babai i kësaj vajze të vogël!! Një gjë është e sigurt ''njerëz'' si ky na rrethojnë kudo dhe nëse do u jepej mundësia kështu do të shfryheshin edhe për ne... GJITHMONE NESE U JEPET MUNDESIA!!!"

Kështu është shprehur producenti dhe këngëtari Flori Mumajesi pasi ka postuar videon e një mësuesi që dhunon nxënësen e vogël me një shkop. Vogëlushja qan me ngashërima, ndërsa ai nuk ndalon së i gjuajturi me forcë.

Nuk dihet në ç'vend ka ndodhur një ngjarje e tillë, por Mumajesi është treguar gjithnjë i ndjeshëm ndaj tematikave të tilla aktuale në rrjete sociale.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)