SHBA - Milani ia doli të fitonte kundër Barcelonës me penallti në miqësoren e Baltimores, me kohën e rregullt që u mbyll 2-2. Italianët kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e Jovic dhe Pulisic në minutat 10-të dhe 15-të.
Duhej polaku Lewandowski që të shënonte dy gola në minutat 22 dhe 58-të, për të dërguar duelin te pika e bardhë e panalltisë. Për Barçën gabuan Kounde, Junyent dhe Feye, ndërsa te Milani të pasaktë u treguan Bennacer dhe Kalulu. 3-4 për Milanin nga penalltitë, me kuqezinjtë që janë të pathyeshëm në miqësoret e kësaj vere në SHBA.
Pasi fituan me Manchester Cityn dhe Real Madridin, tanimë Milan kalon edhe Barçën. Trajneri i ri Fonseca ka marrë përgjigje të mira nga djemtë e tij dhe duket gati për sezonin e ri në Serie A.
Kuqezinjtë presin Torinon më 17 gusht në "San Siro", aty ku do nisin edicionin e ri të kampionatit.