Ata zgjodhën të kalonin natën e ndërrimit të viteve duke festuar në shoqërinë e muzikës dhe përkrah të dashurve të tyre.

Ishte parashikuar të ishte një mbrëmje e paharrueshme. Por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Një person ende i paidentifikuar, zgjodhi t’ua prishte këtë moment të bukur dhe qëlloi me breshëri mbi ta duke u marrë jetën 39 personave dhe duke lënë të plagosur 69 të tjerë. Në një video të publikuar,  duket atmosfera e gëzueshme e krijuar në klub.

Të lumtur, me fishekzjarre  në duar po prisnin  me padurim orën 00:00 pa e ditur që këto do të ishin minutat e fundit për disa prej tyre, e për disa të tjerë minuta tmerri.