LONDËR - Ndalesa e radhës për Arsenalin në Carabao Cup do jetë në mitikun 'Wembley'. Djemtë e Mikel Artetës siguruan finalen e madhe duke fituar të martën 1-0 në gjysmëfinalen e kthimit kundër Chelseat në 'Emirates'. Edhe ndeshja e parë ishte fituar 2-3 nga Arsenali, teksa gjithë takimi i kthimit ishte emocionues.
Duhej një pasim i Rice që Kai Havertz të kalonte portierin Sanchez dhe në shtesën e shtatë të ndeshjes të shënonte golin që qetësoi tifozët dhe i dha 'Topçinjve' kalimin në një tjetër finale.
Arsenali po bën një sezon të mrekullueshëm, teksa mbeten në krye të Premier League, siguruan kalimin në 1/8 e Champions League me tetë fitore të plota në fazën e ligës dhe tanimë janë në finalen e Carabao Cup.
Një paraqitje që i ka bërë tifozët për të ëndërruar jo vetëm për një trofe gjatë këtij sezoni.
Gjysmëfinalja e dytë, ajo mes Newcastle dhe Man.Cityt luhet sot, teksa 'Qytetarët' e Guardiolës kanë fituar 2-0 takimin e parë.
Komente







