VIDEO/ Momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e 'Shqiponjave' në Tiranë, Alleshi futet duke çaluar në lokal

Report Tv ka siguruar me video momentin kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë. Në video shihet efektivi i plagosur teksa tërhiqet i tronditur, ndërkohë që edhe efektivi tjetër duket teksa largohet me shpejtësi, për të hyrë në një lokal.

Siç shihet në pamje rreth orës 17.36 në trotuarin përpara lokalit shihen dy punonjës policie me motor që kanë ndaluar afër Klered Bozhanajt, i cili nis të lëvizë te hyrja e pallatit, ngjitur me lokalin aty pranë. Në atë drejtim kanë shkuar edhe policët.

Më tej Bozhanaj futet djathtas për nga hyrja e pallatit. Kur ora shënon 17:36 shikohet që polici Edlir Alleshi vihet në ndjekje duke lëvizur në drejtim të Bozhanajt. Polici hedh kokoren në rrugë dhe futet në hyrjen e pallatit ku është futur 42-vjeçari.

Pas Edlir Alleshit futet dhe polici Ted Koldashi. Disa sekonda më pas nga hyrja e pallatit vërehet Koldashi me pistoletë. Në orën 17:46:48 nga shkallët e pallatit del polici Edlir Alleshi me armë në dorë. Në orën 17.36.54 Alleshi shtrihet duke u përkulur. Policët hyjnë në lokal dhe në orën 17:37:06 në pamje shfaqet Klered Bozhanaj me pistoletë në dorë dhe del nga hyrja e pallatit duke u larguar.

42-veçari u arrestua 24 orë pas ngjarjes pasi hyri në shtëpinë e tij në zonën e “Kinostudios”. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj po ndërronte bluzën. Kjo u dha mundësinë policëve ta kapin në befasi, edhe pse në fillim i dyshuari tentoi të bëj rezistencë, por e kishte të pamundur të largohej.

Atij iu gjet dhe sekuestrua arma e krimit, një pistoletë me fishek në fole, e cila mund të kishte rrezikuar sërish jetën e efektivëve nëse do e kishte në dorë. Bashkë me armën, të mbështjellë me letër alumini policët gjetën disa plumba të tjerë dhe një doza hashashi që dyshohet se Bozhanaj i kishte për përdorim vetjak.

Rreth 12 orë pas arrestimit, Klered Bozhanaj, dha dëshminë për grupin hetimor në seancën e dytë të marrjes në pyetje mëngjesin e së premtes. Jam komandant i Pentagonit” citohet të ketë thënë ai, duke shtuar edhe më tej dyshimet se 42-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Grupi i hetimit ka kërkuar ekspertizë të plotë mjekoligjore e cila do të saktësojë nëse i akuzuari vuan nga problemet mendore.

Dosja ndaj Bozhanajt për plagosjen e policit 34-vjeçar është referuar në prokurori për “vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentative”. Më tej, për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të Bozhanajt.

I ati i tij u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 23/09/2023 13:58

    Trishtuese fakti qe asnje nga koleget nuk reagon me arme ndaj atij qe qelloi po vrapojne nga syte kembet pa nxjerre as armen nga brezi , te gjithe sa kane ikur me vrap duhet te dorezojne kapelet e tu urohet sukses ne profesione te tjera se vetem police nuk jane e nuk behen kurre.Shikoni videot e policise amerikane cfare bejne per kolegun ne rrezik , keta turp te kene se kalojne te pakten 8 ore ne dite me njeri- tjetrin e nuk reaguan .

    Përgjigju
  • Fati: 23/09/2023 12:10

    Ai është gjallë se ka pas antiplumb, se të ishte për kolegun që supozohet se duhet të të mbrojë e mbështesë... ishin duke e qarë tani

    Përgjigju
    • Lushka: 23/09/2023 13:06

      Hahahhaha hajde far west 2023 hajde... ah medet policia qe la e policia qe do behme me arushin tao tao

  • Fabian: 23/09/2023 11:20

    E vetmja njeri i pafajshem ne kete mes eshte nena policit te ciles ju ka bere uji gjak po kta te tjeret... eshte nje shprehje çdo te mbjellesh do te korresh shpresoj qe reparti shqiponja te mare nje lesksion me kete qe ndodhi dhe mos ti bien me ne qaf popullit te thjesht kot me kot

    Përgjigju
  • POLI: 23/09/2023 09:24

    me 3 muaj shkolle i beni polica

    Përgjigju
  • Edi25252: 23/09/2023 07:04

    Policët të pa aftë . Të dalin në pension

    Përgjigju
    • Tigri: 23/09/2023 13:07

      Te pa afte mir qe ska qen fushe se do ja kishin futur vrapit... medet harabela jo shqiponjat... edhe do na mbrojne keto... ai paska qen gringo qe i paska shtire ...

  • Edi25252: 23/09/2023 05:45

    Policë janë apo garojn për 100 metërsh ?

    Përgjigju
  • xXx: 23/09/2023 03:48

    Këmbëshpejti-faqebardhi...

    Përgjigju
  • Polic #: 23/09/2023 00:54

    Koldashi duhet të ikë nga policia vetë! Ka braktisur kolegun dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për t'i dhënë ndihmën shokut, lëre pastaj të kundërvepronte për të neutralizuar agresorin. Alleshi është treguar djalë trim prandaj është jetëgjatë! Burokratët t'a gradojnë oficer përpara dashnoreve të tyre dhe t'i japin medaljen më të lartë!!

    Përgjigju
  • Vlora: 23/09/2023 00:02

    Edhe pse nuk i dua policët por kur e shikon në atë situatë në video policin që u plagos të dhimbset se djalë nëne është.

    Përgjigju
  • Realiteti: 22/09/2023 23:02

    Keta qe bejne si gango me njerezit e thjeshte dhe kur kercet arma lene dhe shokun e tyre balte. Police te pa pajisur me mjetet e nevojshme per nderhyrje te tilla, te pa trajnuar dhe frikacake. Policet nuk jane per te bere te fortin rrugeve me qytetaret por te perballen me krimin. Keto pamje fatkeqesisht tregojne se ky repart pervecse arrogant dhe i inkriminuar eshte i perbere nga frikacake jo profesioniste. I njejti repart mori arratine ne elbasan kur u vra Xhuvani dhe nuk mbrojti dot jo vetem jeten e qytetateve por as te veten. Ai tjetri i intoksikuar me narkotike vrau si shtaze te ndjerin Rrasha etj. Ky repart duhet riorganizuar komplet duke rekrutuar police te afte me integritet. Turp keto pamje.

    Përgjigju
  • Roke: 22/09/2023 22:57

    ben me ne te fortin per gjoba rripi e parkim,,duhet te shkarkohet urgjent.ky qe iken me.vrap,ska vend aty per ate!ptuuu frikacak si i ke kaluar testet?kishte te drejte ta vriste ate tjetrin!

    Përgjigju
  • Arsen Sinomatej: 22/09/2023 22:56

    PO KY TJETRI, KEMBE SHPEJTI, AS KAMERAT SE KAPIN.... SHERIM TE SHPEJT O TRIM.

    Përgjigju
    • Trimi: 23/09/2023 00:22

      Po po trima qe te dy. Jane profesioniste dhe trima por vetem kur jane ne gjume.

  • Genti: 22/09/2023 22:23

    Si iken ai kolegu tjetër me vrap.

    Përgjigju
  • Hajdari: 22/09/2023 22:21

    Ky polici tjeter ndoshta ka qen kamarier m perpara

    Përgjigju
  • Ermal: 22/09/2023 22:07

    Polici tjtr duhej ta kish eleminu tpakten ta kish len gjytrym nga kembet jo te mcifej mos tndihmonte as kolegun

    Përgjigju
  • Agjenti: 22/09/2023 21:54

    Iku ai tjetri e harroi kolegun. Ncncncnc

    Përgjigju
  • Gent: 22/09/2023 21:49

    Policet komplet amatore. Kjo tregon sa te papregatitur jane efektivet.

    Përgjigju
  • Beni: 22/09/2023 21:46

    Keqardhje për policin e plagosur por mos harroni se është provokuar pa shkak nga vetë policët që në njfarë menyre nuk kanë faj se aq trajnim kanë dhe aq i çon dhe mentaliteti harrojnë se janë në shërbim të qytetarit dhe jo të provokojnë këdo që u del përpara tek e fundit dujet të ishin më te duruar.

    Përgjigju
    • Fiks: 23/09/2023 07:17

      Dhe mua një ditë më ndaluan, pse na shikon, ky do ket ndonje problem. Tipike mendim maloku pa pikë profesionaliteti dhe kulture, plot arrogance dhe shfrytezim pushteti ndaj qytetarit. Dhe është normale që kshu do ju ndodh dhe tjerëve nëse sillen ashtu me qytetarët.

    • Iceland: 22/09/2023 23:00

      Domethënë, një i armatosur me probleme mendore, por i AFTË TË KUPTOJË DHE DOJË të kryej një veprim kriminal, në këtë rast vrasje, mund të shëtisë lirisht nëpër qytet dhe këdo që ai mendon se e provokon, mund ta sulmojë. Ky njeri këtu ka qenë i VETËDIJSHËM se po qëllonte për të vrarë. Nuk ka shërbim më të madh për qytetarët sesa t'i mbrosh nga këta kriminelë. Ka shumë djem e vajza në Policinë e Shtetit që e kryejnë detyrën me profesionalizëm dhe vetëmohim. Nga pamjet duket se një ndër ta është edhe punonjësi i policisë Edlir Alleshi, edhe pse i plagosur nuk ka dashur t'ia linte jetim fëmijët këtij gangsterit të lagjes!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona