STAMBOLL - Superliga e Turqisë në futboll është në raundin e 23-të. Në "Rams Park" ndeshja mes Galatasaray dhe Adana Demirspor u braktis nga miqtë pas minutës së 34-t.

Shkak u bë penalltia e fituar në minutën e 12-të nga Galatasaray dhe e kthyer në gol nga Morata. Mbrojtësi i Adanës zgjati këmbën për të larguar topin, ndërsa më pas Mertens u pengua dhe u rrëzua në zonë.

Në pamjet e përsëritura vërehet se sulmuesi belg ishte ai e kërkoi kontaktin me kundërshtarin, duke hapur debate për një penallti të “vjedhur” më tepër se sa të merituar.

Në kampin e Adana Demrisporin nuk është mirëpritur vendimi i gjyqtarit të ndeshjes, duke zgjedhur që të largohen nga fusha dhe të bojkotojnë sfidën. Duheshin disa minuta dhe një faull për Adanën që drejtori sportiv i tyre të bisedonte me lojtarët dhe të vendosnin tërheqjen nga fusha, pas rishikimit të pamjeve.