VIDEO/ Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit që do të nisej drejt Ankonës

DURRËS- Një incident është shkaktuar në Portin e Durrësit për shkak të motit të keq. Si pasojë e erës së fortë u këputën cimat e tragetit ‘AF Claudia’ që pritej të nisej drejt Ankonës.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 18:21, ku për shkak të erës së fortë u këput cima e djathtë dhe trageti preku bankinën nga ana e ish portit të peshkimit, por fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë problematikë.

Drejtoria e Përgjithshme detare njofton se menjëherë janë futur në punë dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankinë me cima të tjera.

Në momentin që ka ndodhur incidenti në traget nuk ka pasur pasagjerë dhe automjete. Më pas është bërë e mundur imbarkimi i mjeteve në traget dhe është nisur drejt Ankonës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)