VIDEO/ Moti i keq 'pushton' Evropën! Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje, mijëra persona pa energji elektrike

VIDEO/ Moti i keq 'pushton' Evropën! Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje, mijëra persona pa energji elektrike

Foto nga përmbytjtet

Në Evropë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ftohta, teksa reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në shumë shtete.

Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në vendet nordike ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra përgjatë autostradave të bllokuara, raporton Sky News.

Energjia elektrike u ndërpre në rreth 4,000 shtëpi në Suedi, ku temperaturat ranë në -38 gradë Celsius, sipas radios publike suedeze.

Në komunën Enontekio në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, regjistroi temperaturën më të ulët të vendit këtë dimër në -43.1C.

Ndërkaq, në Gjermani, reshjet e dendura të shiut kanë rifilluar në rajonet që kanë përjetuar përmbytje të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. Pas disa ditësh shiu dhe rritje të ujërave, disa qytete në Francën veriore mbetën nën ujë.

Një burrë 73-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij pjesërisht të zhytur në ujë pranë qytetit të Nantes, tha shërbimi kombëtar i xhandarmëve të Francës.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion