STAMBOLL - Fenerbahce dhe Manchester United luajnë këtë të enjte në orën 21:00 për turin e tretë në Europa League. Trajneri Jose Mourinho që drejton turqit, sot gjen përballë një ish-ekip që e ka drejtuar më herët, teksa nuk ka pasur qetësi para kësaj sfide.

Mbrëmjen e së mërkurës në rrugët e Stambollit ka pasur përplasje mes ultrasve të Fenerbahces dhe atyre të Manchester United. Fenerbahce është e njohur për atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga ultrasit e tyre, megjithatë, duket se situata ka dalë jashtë kontrollit pasi janë shfaqur pamjet e tifozëve të United duke u dhunuar nga tifozët turq.

Një mbështetës që pretendoi se ishte i përfshirë në sherr i tha blogut të Man United se kishte deri në 50 sulmues.

“Rreth 50 prej tyre na u mblodhën. Një djalë më ndoqi në një rrugë dhe bëri sikur më ndihmonte para se të më godiste një grusht në nofull”. Për fat asnjë i lënduar.