TURQI, Stamboll - Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi shënoi dy gola të rëndësishëm, duke ndihmuar Trabzonsporin të fitojë 3-4 në një përballje dramatike ndaj Istanbul Basaksehir në Superligën turke.
I futur nga stoli në minutën e 63-të, Muçi shënoi golin e tij të parë me fanellën e Trabzonspor në minutën e 77-të, duke i dhënë skuadrës avantazhin e përkohshëm 2-3.
Pas barazimit të vendasve në minutën e 91-të, Muçi u rikthye sërish për të vendosur fatin e ndeshjes. Në minutën e 11-të të kohës shtesë, ai realizoi një supergol nga jashtë zonës, duke i dhënë fitoren dramatike 3-4 Trabzonsporit. Nuk mungoi kartoni i verdhë për shkak të heqjes së fanellës.
Paçka se nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon, Muçi me dy golat e fundit ka treguar se nuk i ka humbur nuhatja e golit, ndaj pritet që trajneri i Trabzonsport t'i japë më shumë minuta.
Sulmuesi i Kombëtares luan këtë sezon si i huazuar nga Besiktasi në Trabzon.
-
Bravo bravo me shum gjakftotesi dhe qetsi te tidh duhen lojtaret por te shikoj dhe Silvinjua sec ben ky djal bravo
Përgjigju -
Epo duhet ti hapi syte ai qorri qe drejton kombetaren sepse ka disa ndeshje qe e le pa thirrur kete talent te futbollit shqiptar. Hapi syte o silvnjo qorri
Përgjigju









Komente
Komento