SHBA - Austin FC ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni u eliminua në play-off e Kupës MLS. Sulmuesi beratas nuk mundi të shënonte duke gabuar nga 11 metërshi. Sfida në "Q2 Stadium" u fitua 1-4 nga Los Angeles FC që avancon më tej pas dy përballjeve të fituara.

Miqtë shënuan dy gola të shpejtë me Son dhe Bouanga. Minuta e 39-të solli penalltinë e vendasve, e cila u mor përsipër nga Myrto Uzuni, i cili edhe e fitoi. Nga 11 metra largësi beratasi gaboi dhe u ndal nga francezi Hugo Lloris.

Më pas Bouanga shënoi edhe dopietën personale, ndërsa Pereira shkurtoi për të mbyllur 1-3 pjesën e parë. Austin FC u duk i pafuqishëm dhe LA shënoi edhe golin e katërt në pjesën e dytë për të kaluar në çerekfinalet e Kupës MLS.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?