SHBA, Texas - Mëngjesin e kësaj të premteje me orën shqiptare, Austin FC fitoi 2-0 kundër meksikanëve të Club Tijuana për sfidën e parë në Kupën e Ligës. Myrto Uzuni e nisi ndeshjen titullar për vendasit duke qenë deçiziv në fushë.
Austin nuk vonoi dhe zhbllokoi sfidën pas 16 minutave lojë. Myrto Uzuni u tregua deçiziv duke dhënë një asist fantastik nga 35 metra për Rosales, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë duhej goli i Jon Gallagher që Austin të siguronte tri pikët e para në këtë turne. Në fraksionin e dytë miqtë shënuan me Vega, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Club Tijuana mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ivan Tona.
Ndërkohë Myrto Uzuni luajti 82 minuta lojë dhe u ndëshkua me karton të verdhë.









Komente
Komento