SHBA, Texas - Nashville SC u shpall fituese e trofeut të US Open Cup, duke mposhtur 1-2 në finale skuadrën e Myrto Uzunit, Austin FC. Beratasi gaboi një 11 metërsh në minutën e 21-të, teksa u korrigjua në fundin e pjesës së parë.

Dueli nisi me Nashville SC më kërkues. Duhej minuta e 17-të që Mukhtar të shënonte për Nashville, para se Myrto Uzuni në minutën e 21-të të gabonte penalltinë e fituar nga Austin FC.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë Uzuni e korrigjoi shënjestrën dhe shënoi me aksion pas pasimit të Sanchez. Në pjesën e dytë, Surridge, gjeti edhe golin e dytë për Nashville me 11 metërsh, duke 'vulosur' suksesin për të tijtë.

Uzuni ishte ndër më të vlerësuarit, por Austin FC nuk mundi të prekte trofeun, duke i shkuar pranë. Nëntë gola ka shënuar këtë sezon Uzuni me fanellën e klubit amerikan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?