VIDEO/ Napoli 'shkërmoq' Juventusin, napoletanët shënojnë 5 herë dhe prishin rekordin bardhezi! Gol edhe Rrahmani

Napoli fitoi 5-1 me Juventusin për javën e 18-të në Serie A. Vendasit e Spallettit "shkërmoqën" bardhezinjtë e Allegrit dhe shkëputen në krye të Serie A. Në stadiumin "Diego Armando Maradona", në praninë e 55 mijë tifozëve vendasit nuk zhgënjyen edhe njëhere, teksa një nga golat e shënoi edhe Amir Rrahmani. Pas tetë fitoreve radhazi dhe po kaq ndeshjeve pa pësuar gol, Juventus u ndëshkua pesë herë në mbrëmjen e së premtes.

Gjithçka nisi në minutën e 14, kur Osimhen kaloi në avantazh vendasit. Për golin e qetësisë mendoi Kvaratskhelia në minutën e 39, ndërsa Di Maria në minutën e 42 rihapi takimin.

Kur dukej se pjesa e dytë do kishte tjetër fytyrë për Juventusin, ishte Napoli që shënoi tre herë. Amir Rrahmani në minutën e 55, Osimhen në të 65 (dopietë) dhe Elmas në të 72 minutë "likuiduan" Juventusin duke kthyer bardhezinjtë me këmbë në tokë.

Pas ndeshjes hapëse të javës së 18-të, Napoli me 47 pikë kryeson renditjen, ndërsa Milan dhe Juventus me 37 pikë ndajnë vendet 2 dhe 3.

 
 
 
 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë