Një autobus është përfshirë nga flakët në Vlorë teksa ishte në ecje. Policia ka njoftuar se nuk pati të të lënduar por dëme materiale.
"Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njoftoi policia pak minuta pas ngjarjes.